Përdhunim dhe trafik i qenieve njerëzore, Andrew Tate mbetet në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera

Përdhunim dhe trafik i qenieve njerëzore, Andrew Tate mbetet në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera

16:48, 20/01/2023

Ish-kampioni i kikboksit, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë edhe një muaj në paraburgim, pas vendimit të një gjykate rumune.

Tashmë vëllezërit Tate janë duke u hetuar pasi akuzohen për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Autoritetet në Rumani kanë bërë me dije se policia dha urdhër kontrolli në pesë shtëpi dhe mori në paraburgim katër të dyshua, ku dy prej tyre janë britanikë dhe dy rumunë.

Një gjykatë e Bukureshtit pranoi një kërkesë nga Drejtoria e Rumanisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit ,për të mbajtur Tate dhe vëllain e tij Tristan në paraburgim për 30 ditë të tjera, tha avokati i tyre Eugen Vidineac më 30 dhjetor. Kjo është shtyrë përsëri deri në 27 shkurt.

Autoritetet pretendojnë se dy nga të dyshuarit i mashtruan viktimat “duke besuar se synonin të hynin në një marrëdhënie martese ose bashkëjetese”, gjatë transportimit të viktimave në Rumani dhe më vonë duke i shfrytëzuar seksualisht me dhunë fizike dhe detyrim.

Po ashtu drejtësia rumune pretendon se një nga të dyshuarit përdhunoi një viktimë në mars 2022 dhe se të paktën gjashtë persona dyshohen se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal.

Autoritetet rumune kanë deklaruar se kanë konfiskuar rreth 4 milionë dollarë pasuri që i përkisnin Tate, gjatë javës së kaluar. Midis 29 pasurive të sekuestruara janë automjete, ora luksoze dhe shuma parash në disa monedha të ndryshme.

Tate, një ish-kikboksier profesionist, është i njohur për komentet e tij virale në internet për dominimin e meshkujve, nënshtrimin e femrës dhe pasurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco