Vendim i papritur/ Klubi i Seria A emëron trajner atë që e shkarkoi 48 orë më parë

Vendim i papritur/ Klubi i Seria A emëron trajner atë që e shkarkoi 48 orë më parë

15:27, 18/01/2023

Davide Nicola rikthehet në pankinën e Salernitana. Vetëm 48 orë nga shkarkimi i të tij, klubi njoftoi vendimin e bujshëm për ta kthyer në detyrë.

Një vendim që erdhi pas vlerësimit të alternativave në treg, pa gjetur zgjidhjen e duhur. Kthesa e Salternitanës, pas humbjes së rëndë 8-2 ndaj Napolit, i besohet të njëjtit trajner, për t’u fokusuar te vazhdimësia e punës.

Iachini, Semplici, D’Aversa apo Di Francesco…, trajnerë që duhet të presin për të marrë drejtimin e një skuadre. Te Salernitana, në fund të fundit, Nicola ishte protagonisti kryesor në shmangien e rënies sezonin e kaluar. Një sukses që i garantoi atij një shans të dytë pas shkarkimit. Sidomos falë mbështetjes së lojtarëve. Pas një bisede mes presidentit Iervolino dhe lojtarëve dhe një përballjeje të re me trajnerin, në fakt është kuptuar që më mirë është të vijohet me Daide Nicola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco