Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Moment i sikletshëm! Zhurma seksi gjatë transmetimit live: BBC kërkon falje

Moment i sikletshëm! Zhurma seksi gjatë transmetimit live: BBC kërkon falje

14:36, 18/01/2023

BBC ka kërkuar falje pasi mbulimi i një ndeshje futbolli të FA Cup u ndërpre nga zhurmat e një videoje pornografie që u vendos me zë të lartë teksa prezantuesit ishin në transmetim drejtpërdrejt.

Gary Lineker, prezantuesi, tha më vonë në një postim në Twitter se zhurmat vinin nga një telefon celular i fshehur, i cili ishte "i ngjitur në pjesën e pasme” në studio.

Image

Prezantuesi u duk i befasuar për momentin nga shakaja dhe u përpoq të mos e jepte veten, por ishte e pamundur që të pranishmit të mbanin të qeshurat.

Një zëdhënës i BBC shkroi në Twitter: “I kërkojmë falje çdo shikuesi të ofenduar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes këtë mbrëmje. Ne po hetojmë se si ndodhi kjo.”

Daniel Jarvis, një YouTuber që bën rrengje të ndryshme, pretendoi se qëndronte ai pas telefonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco