FOTO/ Anderton u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, te Bristol Rovers qethin flokët për ta përkrahur

FOTO/ Anderton u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, te Bristol Rovers qethin flokët për ta përkrahur

09:33, 18/01/2023

Skuadra e Bristol Rovers ka bërë një gjest shumë të veçantë, për shokun e skuadrës, Nick Anderton.

Para gjashtë muajsh, mbrojtësi zbuloi se ishte i sëmurë me kancer dhe që nga ai moment jeta e tij ndryshoi totalisht, duke u larguar nga futbolli.

Në këtë situatë shokët e tij të skuadrës, por jo vetëm edhe drejtues të klubit i anë gjendur pranë në këto gjashtë muaj të vështirë, ndërsa së fundmi janë qethur të gjithë qerosë, një formë për të shfaqur mbështetjen e tyre ndaj Anderton, i cili ka humbur flokët për shkak të trajtimit që po bën për të luftuar sëmundjen e rëndë.

Një veprim shumë prekës, as sa vetë Nick shkroi në “Twitter”: “Grupi më i mirë i njerëzve, çfarë klubi! Mbështetja që kam marrë që nga korriku e deri më tani ka qenë e pabesueshme. Nuk kam fjalë për Bristol Rovers. Faleminderit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco