Barcelona nuk i ndahet Manchester City-t, kërkon t’i marrë një emër të madh

Barcelona nuk i ndahet Manchester City-t, kërkon t’i marrë një emër të madh

21:34, 17/01/2023

 

Manchester City është “dyqani” i preferuar i Barcelonës në merkato, ku më herët i ka marrë edhe lojtarë legjendarë të klubit, siç është Aguero, ndërsa tashmë dëshiron t’i “rrëmbejë” një tjetër emër të madh.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se katalanasit duan që në verë të afrojnë Ilkay Gundogan.

Kontrata e mesfushorit me klubin anglez përfundon në qershor dhe Barça kërkon ta shfrytëzojë këtë moment për të nënshkruar një kontratë paraprake me 32-vjeçarin.

Duke qenë se Gundogan është në 6-mujorin e fundit të kontratës me City-n, tashmë i lejohet që të firmosë me çdo klub tjetër një marrëveshje paraprake dhe Barcelona raportohet se ka nisur bisedimet me lojtarin për ta bërë diçka të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco