Njeriu më i pasur i Anglisë dëshiron të blejë Manchester United

Njeriu më i pasur i Anglisë dëshiron të blejë Manchester United

19:30, 17/01/2023

Sir Jim Ratcliffe ka hyrë në garë për të blerë Manchester United.

Klubi i “Old Trafford” u nxor në shitje nga familja Glazers në nëntor.

“The Times” raporton se Ratcliffe ka konfirmuar se dëshiron të marrë komandën e gjigantit anglez.

Një zëdhënës i biznesmenit tha: “Kemi hyrë zyrtarisht në proces”.

Megjithatë, po dalin informacione se manjati anglez nuk do të jetë vetëm, pasi për klubin anglez janë të interesuar edhe biznesmenë nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Azia.

Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.

Familja Glazers kërkon një shumë mbi pesë miliardë paundë.

Ratcliffe, një tifoz i përjetshëm i United, kishte shfaqur interes për klubin që nga vera e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco