Lajmi i fundit

LIVE/ Administrata shqiptare derdhet në Athinë, nis takimi i Ramës me emigrantët

Neymar drejt largimit nga PSG? Babai i tij lë të nënkuptohet diçka

Neymar drejt largimit nga PSG? Babai i tij lë të nënkuptohet diçka

12:03, 13/01/2023

Ditët e fundit, ka pasur spekulime për largimin e Neymar nga PSG. Pavarësisht se braziliani ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2027, zërat për një lëvizje të mundshme te Flamengo janë të forta.

Babai i Neymar foli në një podcast me Marcao, babai i lojtarit Gerson, i cili së fundmi nënshkroi me Flamengon.

Dy agjentët diskutuan mundësinë që të dy lojtarët të luajnë së bashku në Brazil. Babai i Neymar nuk kafshoi gjuhën për të folur rreth të ardhmes së djalit të tij, duke i bërë tifozët e klubit të Rio de Janeiro të ëndërrojnë, përpara se të korrigjonte situatën.

“Që ai të luajë me Gerson te Flamengo? Është plotësisht e mundur. Është e mundur, por është e mundur vetëm në ekipin kombëtar të Brazilit”, tha ai në “GV World Podcast”.

“Në futboll çdo gjë është e mundur, por Neymar ka një kontratë të gjatë me PSG. Ajo zgjat deri në vitin 2027. Ai sapo ka rinovuar, është shumë e vështirë.”

Flamengo sapo ka fituar Copa Libertadores dhe është vendsur si një nga skuadrat më të mirë në Amerikën e Jugut.

Neymar ka ende katër vite kontratë me PSG-në para se të mendojë kthimin në shtëpi, me ndonjë klub brazilian. Në vitin 2027 ai do të mbushë 34 vjeç dhe do të jetë i lirë të kthehet në Brazil, aty ku filloi gjithçka për të

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco