Joao Felix mori karton të kuq në debutimin me Chelsean, Potter i del në mbrojtje

Joao Felix mori karton të kuq në debutimin me Chelsean, Potter i del në mbrojtje

09:38, 13/01/2023

Chelsea vijoi me rezultatet negative teksa në ndeshjen e prapambetur për llogari të javës së shtatë të Premier League,

Blutë e Londrës u mposhtën në shtëpinë e Fulhamit me rezultatin 2-1.

Trajneri Graham Potter i besoi një fanellë titullari goditjes më të fundit në merkato, Joao Felix, mirëpo portugezi nuk iu përgjigj në mënyrën e duhur pasi në minutën e 58-të të pjesës së dytë, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Gjithsesi, tekniku Potter pavarësisht gabimit dhe situatës tejet të rënduar te Chelsea, nuk e hedh poshtë sulmuesin dhe pas sfidës u shpreh se ndërhyrja e Felix ishte e paqëllimshme.

“Ajo ndërhyrje e Felix ishte tipike e një sulmuesi i cili nuk është mësuar me të tilla lëvizje. Nuk ishte nga ato ndërhyrjet emocionale dhe me nerva, ishte e paqëllimshme. Mund t’i ndodhë kujtdo, ishte një fragment, por është e rëndësishme të theksohet se Felix nuk kishte për qëllim të dëmtonte kundërshtarin.

Për momentin të gjithë lojtarët në organikë janë duke mësuar, edhe Felix është ende një lojtar i ri. Jemi në një situatë shumë frustruese, sfiduese dhe vlerësoj mbështetjen e tifozëve. Sa i përket ndeshjes, pësuam një gol të lehtë, por në përgjithësi mendoj se e kontrolluam ndeshjen. Më pas kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, jam i zhgënjyer me mënyrën si pësuam golin e dytë pasi mendoj se mund të bënim më mirë”, u shpreh Potter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco