VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme, Felix debuton me karton të kuq te Chelsea

VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme, Felix debuton me karton të kuq te Chelsea

22:33, 12/01/2023

Aventura te Chelsea ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Joao Felix. Sulmuesi portugez u aktivizua titullar te skuadra angleze në duelin e Premier League ndaj Fulham, teksa në minutën e 57-të, la skuadrën me 10 lojtarë, pas një ndërhyrje horror me taka ndaj mbrojtësit Tete, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.

Image

Edhe pse kishte vetëm 2 ditë që u transferua nga Atletico e Madridit, trajneri Potter, nuk nguroi t’i besonte menjëherë vendin e titullar, por portugezi duket se nuk e ka justifikuar aspak këtë shans.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco