Vdekja e Vialli-t, Terry në lot: Mesazhi rrëqethës në rrjetet sociale

Vdekja e Vialli-t, Terry në lot: Mesazhi rrëqethës në rrjetet sociale

22:15, 10/01/2023

Emocion i madh për John Terry këtë pasdite në Stamford Bridge. Ish- kapiteni i Chelseat ka shkuar në stadiumin e Bluve për të bërë homazhe te Gianluca Vialli dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto që e tregon shumë të prekur nga vdekja e trajnerit të tij të vjetër. “Pusho në paqe Luca. Do të kujtohesh përgjithmonë dhe do të të jem gjithmonë kaq mirënjohës që besove tek unë në debutimin tim”, ka shkruar ish-mbrojtësi.

" Në finalen e FA Cup në 2000 ju thërritët Jon Harley, Jody Morris dhe mua në pankinë dhe na the se ne ishim e ardhmja e Chelsea-t. Kur erdhët te Chelsea, kishit shumë kohë për lojtarët e rinj dhe diskutimet që kishim përpara meje do ta kujtoj përgjithmonë dhe do ta vlerësoj atë. Ti ishe një njeri i madh, plot jetë dhe energji dhe do të të mungosh shumë. Të dua JT. Legjendë ", shtoi Terry.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco