Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vendimi tashmë është marrë, Simeone do të largohet nga Atletico në fund të sezonit

Vendimi tashmë është marrë, Simeone do të largohet nga Atletico në fund të sezonit

19:48, 10/01/2023

Mediat spanjolle shkruajnë se eksperti argjentinas Diego Simeone do të largohet nga pankina e Atletico Madrid në fund të sezonit dhe se tashmë vendimi është marrë.

Argjentinasi ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet nga Atletico Madrid dhe vendimin e tij tashmë ua ka komunikuar drejtuesve të klubit të La Liga-s.

“Ne kemi një ekip shumë të mirë për të cilin janë katër lojtarë që kanë luajtur në finalen e Kupës së Botës në Katar. Ndoshta jam unë ai që nuk po jap gjithçka që mundet për këtë skuadër...”, tha Simeone së fundmi dhe vazhdoi:

"Unë jam ai që duhet të përmirësoj gjërat në mënyrë që skuadra të ngrejë nivelin e lojës në kampionat. Shumica e këtyre futbollistëve fituan kampionatin me Atléticon, kështu që po, problemi është tek unë."

Simeone mbërriti në pankinën e Atletico Madridit në vitin 2011 dhe me këtë ekip fitoi dy kampionate në Spanjë, një Kupën e Mbreti dhe dy tituj të Europa League.

Sigurisht, keqardhja më e madhe në karrierën e këtij eksperti mbetet dy humbjet në finalet e Ligës së Kampionëve dhe që të dyja të humbura përballë rivalëve të qytetit, Real Madrid.

Atletico aktualisht ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, 14 më pak se Barcelona dhe 11 më pak se Real Madrid. Në xhiron e fundit ata pësuan humbje 1-0 ndaj Barcelonës në shtëpi.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi vendosi ta dërgojë në huazim Joao Felix-in pa mundësi që Chelsea ta blejë atë në fund të sezonit dhe se arsyeja për këtë është pikërisht marrëdhënia e keqe me Simeonen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco