'Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime', Olmo thotë se dëshiron të rikthehet në Spanjë

'Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime', Olmo thotë se dëshiron të rikthehet në Spanjë

10:16, 10/01/2023

Dani Olmo ka thënë se dëshiron që të rikthehet për të luajtur në Spanjë.

Futbollisti që doli nga ekipi i të rinjve të Barcelonës, u largua nga “La Masia” në moshën 15-vjeçare për t’iu bashkuar Dinamo Zagrebit, përpara se të transferohej te Leipzig në vitin 2020.

Megjithatë, lidhjet për një rikthim në Spanjë, ku Olmo nuk ka luajtur kurrë profesionalisht, kanë vazhduar gjithmonë.

Në një intervistë për “BILD”, Olmo la mënjanë një pyetje për të ardhmen e tij.

“Kam kontratë deri në vitin 2024. Tani për tani nuk mendoj për këtë, vetëm për ndeshjet e ardhshme. Ne kemi tre gara përpara. Gjërat ndodhin kaq shpejt në futboll, gjërat mund të ndryshojnë gjatë gjithë kohës. Unë kam këshilltarin tim që kujdeset për këtë. Unë fokusohem vetëm në futboll”, tha fillimisht ai.

24-vjeçari tha më tej se dëshiron të rikthehet në Spanjë.

“Dua të kthehem në Spanjë një ditë, do të ishte mirë. Është vendi im, liga ime. Familja dhe miqtë e mi jetojnë atje. Por, unë nuk jam i lidhur vetëm me Spanjën. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj në një klub ku ndihem i dashur dhe i rëndësishëm. Si këtu në Leipzig”, tha futbollisti me tipare ofensive.

“Kam luajtur për Barcelonën për gjashtë vjet kur isha i ri. Do të jetë gjithmonë një shtëpi për mua. Shumë miq të mi nga kombëtarja luajnë atje”, deklaroi Olmo, i cili me Leipzigun ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco