Deklaratat e presidentit të Federatës kundër Zidane, edhe Macron përfshihet në debat

Deklaratat e presidentit të Federatës kundër Zidane, edhe Macron përfshihet në debat

22:12, 09/01/2023

Presidenti i Federatës së Futbollit në Francë, Noel Le Graet përfundoi në mesin e një vorbulle mediatike pas deklaratave se ai nuk do t’i hapte telefonin Zinedine Zidane në rast se ky i fundit do të kërkonte të drejtonte kombëtaren. Kylian Mbappe dhe Real Madrid menjëherë reaguan duke kërkuar që të respektohej figura e një legjende si Zidane, ndërsa së fundmi në këtë temë është përfshirë edhe presidenti Emmanuel Macron.

Ky i fundit mban anën e Zidane në këtë rast ndërsa është nervozuar jashtë mase me deklaratat e Le Graet.

Po ashtu edhe Ministri i Sporteve në Francë nuk e pranon aspak qëndrimin aspak diplomatik të Le Graet ndërsa ky i fundit pritet që në orët e ardhshme të telefonojë personalisht Zidane dhe t’i kërkojë falje pasi klima në Francë është mjaft e nderë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco