Inzaghi kërkon më shumë nga Asllani dhe shokët e tij: Ajo që kemi bërë deri tani nuk mjafton

Inzaghi kërkon më shumë nga Asllani dhe shokët e tij: Ajo që kemi bërë deri tani nuk mjafton

19:48, 25/12/2022

Simone Inzaghi është i ndërgjegjshëm që për të kapur Napolin në luftën për titullin kampion në Itali, skuadrës së tij nuk i lejohen më gabime. Ai e ka shprehur këtë në një intervistë ëpr “Italia 1”, ku ka theksuar se napolitanët kishin qenë të papërsëritshëm dhe kjo kishte nxjerrë në pah edhe gabimet e ekipit të tij.

“Unë besoj te rikuperimi për titullin, kjo pauzë e gjatë është një risi për të gjithë. Deri më tani, Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme që ka amplifikuar edhe gabimet e të tjerëve, duke filluar nga Interi.

Vitin e kaluar klasifikimi ishte më i ngjeshur, të gjithë ishin në një diferencë prej 3 pikësh përpara. Por tani është thelluar, Napoli ka bërë diçka që në Europë askush nuk ka qenë në gjendje ta bëjë dhe ne i bëjmë komplimentet tona. E dimë se ajo që kemi bërë deri tani nuk mjafton”, theksoi trajneri i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco