'Ka ADN-në e Bayernit', Salihamidzic 'blindon' titullarin bavarez

'Ka ADN-në e Bayernit', Salihamidzic 'blindon' titullarin bavarez

19:26, 25/12/2022

 

Lucas Hernandez pësoi një dëmtim në rëndë në Botërorin e Katarit. Mbrojtësi francez dëmtoi gjurin në duelin ndaj Australisë dhe ka mbyllur sezonin.

26-vjeçari është një element shumë i rëndësishëm për Bayern Munchen, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic ka shuar çdo dilemë rreth së ardhmes së lojtarit të lindur në Marseille në një prononcim për Bild.

“Bisedimet e rinovimit me agjentët e Lucasit po ecin shumë mirë. Është e kotë ta mohojmë, ai ka ADN-në e Bayernit. E ardhmja e tij është te Bayerni, mos kini dyshime për një gjë të tillë”, u shpreh drejtuesi boshnjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco