Ofrohen 1 milionë dollarë për mantelin e veçantë që veshi Messi në Katar

Ofrohen 1 milionë dollarë për mantelin e veçantë që veshi Messi në Katar

19:16, 25/12/2022

Një avokat dhe anëtar i parlamentit të Omanit i ka ofruar yllit të futbollit argjentinas Lionel Messi 1 milionë dollarë për të famshmin “bisht” që kapiteni i Argjentinës veshi të dielën e kaluar pak sekonda para se të ngrinte në qiell trofeun e Kupës së Botës.  

41-vjeçari Ahmed Al Barwani ka bërë një ofertë në një postim në Twitter të martën e kaluar dhe ka thënë për gazetën “The National” që është i gatshëm të paguajë edhe më shumë nëse lojtari dëshiron që të negociojë.

Kujtojmë që “Bisht” është një veshje tradicionale në Lindjen e Mesme dhe në Emiratet Arabe. Tunika e veçantë përfaqëson rregull, autoritet dhe prestigj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco