Jo vetëm Reali i Madridit, një tjetër klub prestigjioz interesohet për Muriqin

Jo vetëm Reali i Madridit, një tjetër klub prestigjioz interesohet për Muriqin

18:08, 25/12/2022

Pas Real Madridit, edhe Atletiko Madrid është interesuar për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Kështu ka raportuar edhe “El Gol Digital”.

Te Atletiko e shohin Muriqin si zëvendësues të Joa Feliksit. Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëlqyer sezonin aktual duke shënuar tetë gola në 12 paraqitje në La Liga të Spanjës.

Ai me klubin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027. Muriqi të shtunën fitoi titullin e futbollistit më të mirë të Kosovë. Për Kosovën ai ka shënuar 23 gola në 44 paraqitje.

Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Spanjës. Një lajm ky që gëzon edhe klubin e Lacios, që do të përfitojë 45 % të vlerës, në rast të rishitjes së Muriqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco