Mikel Arteta tregon planet e Arsenalit për merkaton e janarit

Mikel Arteta tregon planet e Arsenalit për merkaton e janarit

17:51, 23/12/2022

Arsenali do të përpiqet të nënshkruajë me lojtarë të rinj në merkaton e janarit për të përforcuar ekipin.

“Ne po kërkojmë të forcojmë skuadrën. Kjo skuadër ende nuk e ka luksin për të mos maksimizuar çdo dritare të vetme. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse është vërtet e rëndësishme,” tha Arteta.

“Ne duhet të marrim profilin e duhur, duhet të jetë lojtari i duhur për të na çuar në nivelin tjetër”, përfundoi ai.

Lajmet në Angli raportojnë që lideri aktual i Premier Ligës do kërkojë për një sulmuesi, pasi Gabriel Jesus është jashtë për disa muaj për shkak të lëndimit.

Mbetet të shihet se shërbimet e cilit lojtar do t`i marrin ‘Topçinjtë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco