Një video tregon Infantinon duke gjuajtur topin nga këndi, presidenti i FIFA-s bëhet objekt tallje në rrjet

Një video tregon Infantinon duke gjuajtur topin nga këndi, presidenti i FIFA-s bëhet objekt tallje në rrjet

15:30, 23/12/2022

Ndonëse është shpesh në fusha futbolli, Gianni Infantino deri para pak ditësh nuk e shihnim të kishte ndonjë aftësi dhe tani ai i është përgjigjur kësaj pyetjeje.

Njeriu numër një i shtëpisë ombrellë të futbollit botëror (FIFA), Gianni Infantino, mori pjesë në një ndeshje humanitare gjatë Kupës së Botës në Katar.

Kamerat nuk i kapën të gjitha “aftësitë” e tij, por kapën një fragment. Dhe kaq mjaftoi.

Infantino goditi nga këndi në mënyrë katastrofike, sikur të mos e kishte gjuajtur kurrë topin dhe për këtë u bë objekt i talljeve në rrjetet sociale.

Pas goditjes nga këndi, topi doli shumë jashtë fushës së lojës dhe kaq mjaftoi për të nisur nga komentet tallëse.

“Nuk do ta ekzagjeroj nëse them se kjo është gjuajtja më e keqe që kam parë ndonjëherë”, “Një njeri që bën një goditje të tillë nga këndi nuk duhet të jetë pranë futbollit”, “A ka luajtur ndonjëherë futboll ky njeri?”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco