Futbolli anglez në zi, shuhet kampioni i Botës i vitit 1966

Futbolli anglez në zi, shuhet kampioni i Botës i vitit 1966

13:47, 23/12/2022

Futbolli anglez humbet një tjetër legjendë, një futbollist që ka shkruar historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966. George Cohen, ish-lojtari i Fulham dhe Anglisë, i cili luante si mesfushorë, është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1966 me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, ishte një nga tre të mbijetuarit e fundit të 11-shes titullarë, së bashku me Bobby Charlton dhe  Geoff Hurst.

Për këtë reagoi ish-klubi i tij Fulhami dhe gjithashtu ‘Sir’ Geoff Hurst.

Klubi londinez shkruan: “Të gjithë në klubin e Fulhem janë të dëshpëruar për lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë një nga lojtarët tanë më të mëdhenj në histori, George Cohen”.

“Shumë i trishtuar të dëgjoj që miku im dhe shoku im i skuadrës te Anglia, George Cohen ka vdekur. Që të gjithë pa përjashtim, kanë thënë gjithmonë që George ishte një njeri i dashur. Ai do të na mungojë shumë. Ngushëllimet e mija më të përzemërta shkojnë për bashkëshorten e George, Dafnen dhe familjen e tij”, u shpreh Hurst.

Cohen u aktivizua vetëm për Fulhamin në karrierën e tij, për plot 13 vite dhe gjithashtu për Anglinë nga viti 1964 deri në 1967.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco