Lamtumira e papritur e Pique, presidenti Barçës zbulon arsyen

Lamtumira e papritur e Pique, presidenti Barçës zbulon arsyen

12:15, 23/12/2022

Gerrard Pique vendosi të mbyllë karrierën në mënyrë të papritur teksa e lajmëroi tërheqjen nga futbolli para se të startonte Kupa e Botës në Katar. 35-vjeçari theksoi se mungesa e hapësirave ishte një prej arsyeve që e shtyn në vendimin ektrem, ndërsa në të njëjtën linjë është edhe presidenti Joan Laporta i cili ndër të tjera theksoi se Pique e kuptoi se kishte ardhur momenti për t’u larguar nga fusha e blertë.

“Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer me Pique, ai është krenar që unë kam qenë presidenti i tij. U soll në një mënyrë shumë korrekte me klubin edhe pse ky sezon ishte paksa i komplikuar për të. Kishte pak hapësira dhe Pique është një fitues i lindur, ne kishim rënë dakord që më parë në lidhje me kohën kur ai do të tërhiqej.

Kishte lirinë për ta zgjedhur momentin e tij. Pique tregoi se ishte nga ata futbollistë që e kupton kur është koha për t’u tërhequr. U largua sepse në aspektin sportiv nuk po jepte atë që duhej. Por, Barcelona mbetet gjithmonë shtëpia e Pique, është pjesë e klubit dhe ne jemi gjithhmonë të gatshëm për çfarëdo që ai të ketë nevojë”, u shpreh Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco