U dërgua në shtëpi në mes të Botërorit, portieri i thotë lamtumirë kombëtares: Çdo histori sado e bukur e ka një fund

U dërgua në shtëpi në mes të Botërorit, portieri i thotë lamtumirë kombëtares: Çdo histori sado e bukur e ka një fund

11:05, 23/12/2022

Situata e pakëndshme mes Andre Onanës dhe trajnerit të Kamerunit, Rigobert Song, mori një vëmendje të madhe gjatë Botërorit të Katarit, me këtë të fundit që e dërgoi në shtëpi portierin 26-vjeçarin pas një debati.

Duket se gardiani i cili luan me Interin ka marrë vendimin përfundimtar për sa i përket të ardhmes së tij me përfaqësuesen afrikane.

Onana e mbyll përfundimisht me Kamerunin duke dhënë dorëheqjen dhe tashmë do të fokusohet vetëm te Interi.

Portieri 26 vjeçar e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale: “Mbaj mend se si i kemi jetuar ndeshjet me gjithë familjen, vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë që një lojtar të jetë në gjendje të përfaqësojë kombëtaren tonë. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e Luanëve të Paepur.

Ndaj pas orëve të pafundme pune, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbëngulje, me krenari mund të them se e kam arritur ëndrrën time të madhe. Megjithatë, çdo histori, sado e mirë, ka një fund. Dhe historia ime brenda ekipit kombëtar të Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë kalimtarë, por Kameruni qëndron para çdo personi apo lojtari. Kameruni është i përjetshëm. Sa e përjetshme është dashuria ime për kombëtaren dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, sado i vështirë të ishte momenti. Ndjenja ime nuk do të ndryshojë kurrë, zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrahë kudo që të shkoj, gjithmonë do të luftoj për ta çuar vendin tim sa më lart.

Tani e tutje, unë do të vazhdoj, siç bëjnë më shumë se 27 milionë kamerunas në çdo ndeshje, të ndjek dhe mbështes ekipin tonë nga jashtë. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe besuan në kontributin që mund të sjell në këtë ekip. Kombi përpara çdo gjëje dhe përgjithmonë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco