FIFA nisi hetim pas ‘çmendurisë’ së Salt Bae në finalen e Kupës së Botës

FIFA nisi hetim pas ‘çmendurisë’ së Salt Bae në finalen e Kupës së Botës

09:58, 23/12/2022

Kuzhinieri i famshëm Nusret Gokcen, i njohur si Salt Bae, ka shkaktuar një situatë të pakëndshme në finalen e Kupës së Botës, kur pas ndeshjes finale mes Argjentinës dhe Francës, hyri në fushë dhe iu afrua futbollistëve, puthi kupën dhe bëri një foto. Në fund, FIFA filloi një hetim.

Vetëm disa të zgjedhur lejohen të prekin trofeun e Kupës së Botës FIFA, dhe Salt Bae nuk është një prej tyre. Sipas të dhënave në faqen e FIFA-s, Trofeu i arit 18 karatësh vlerësohet rreth 20 milionë dollarë amerikanë dhe mund të preket nga fituesit e Kupës së Botës dhe krerët e shteteve.

Mirëpo, për mrekulli, në fushë ka qenë edhe një shef i njohur turk, i cili ka shkaktuar komente të shumta negative pas prekjes së kupës, ndonëse nuk i lejohet, e më pas e ka ndjekur Messin nëpër fushë për të bërë një foto me të.

Si rezultat, FIFA po heton rrethanat që çuan në hyrjen e Salt Bae në fushë dhe është konfirmuar për Sky Sports News se hyrja e tij në fushë ishte e paautorizuar.

 

“Pas një rishikimi, FIFA ka përcaktuar se individëve iu është dhënë aksesi i papërshtatshëm në fushë pas ceremonisë së mbylljes së Kupës së Botës në stadiumin Lusail më 18 dhjetor dhe si rezultat do të ndërmerren veprimet e duhura të brendshme”.

Salt Bae nuk ka asnjë lidhje me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili më parë ishte filmuar duke vizituar një nga restorantet e tij, dhe gjithashtu besohet se nuk ka marrëdhënie tregtare midis FIFA-s dhe Salt Bae.

Salt Bae ishte një nga 303 personat në Instagram që Infantino ndoqi, por që sot nuk është më kështu dhe ai e bëri unfollow.

Një përmbledhje video në Twitter e lojtarëve të pakënaqur argjentinas së bashku me Gokce ka mbledhur më shumë se 20 milionë shikime që kur u postua të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco