Real Madrid përgatit një miliardë euro për të afruar Mbappe

Real Madrid përgatit një miliardë euro për të afruar Mbappe

09:37, 23/12/2022

Drejtuesit e Real Madridit janë gati të shpenzojnë deri në një miliard euro në fund të sezonit për të afruar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

“Performaca e jashtëzakonshme në Kupën e Botës rriti çmimin e Mbappes dhe e gjithë kontrata me bonuse, pagë dhe sponsorizime mund të arrijë një miliard euro. PSG do të merrte 150 milionë, Mbappe do të merrte 626 milionë për një kontratë katërvjeçare dhe pjesa tjetër do të shkonte për bonuse”, thekson italiania “Gazzetta dello Sport”.

Në maj të këtij viti, Mbappe refuzoi ofertën e Realit dhe zgjati kontratën me PSG-në deri në vitin 2025, të cilën e nënshkroi në vitin 2017.

Me fanellën e klubit parizian, Mbappe ka shënuar 190 gola në 237 ndeshje, ndërsa në Botëror ishte golashënuesi më i mirë me tetë gola dhe fitoi Këpucën e Artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco