Reagimi i Kukësit për rastin 'Zivkovic': Pamjet hedhin poshtë akuzat, po na prishin imazhin!

Reagimi i Kukësit për rastin 'Zivkovic': Pamjet hedhin poshtë akuzat, po na prishin imazhin!

17:02, 03/12/2022

Sindikata e futbollistëve profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës ka nisur procedurën drejtuar FIFA-s kundër klubit shqiptar Kukësi, në të cilin kërkon mbrojtje për Anta Zhivkovic.

Pjesë e Kukësit prej korrikut të këtij viti, Zhivkovic, siç pretendon Unioni i Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka përjetuar tmerrin dhe është detyruar të firmosë shkëputjen e kontratës me klubin shqiptar.

Pë këtë, ka ardhur dhe reagimi i Kukësit ku ka hedhur poshtë akuzat e futbollistit kroat, Ante Zivkovic, i cili pretendon se është kërcënuar dhe mbajtur me forcë për disa orë vetëm sepse ka kërkuar pagat e prapambetura.

“Futboll Klub Kukësi hedh poshtë të gjitha akuzat e publikuara ditën e sotme në media nga futbollisti Ante Zivkovic për kërcënime dhe dhunë nga ana e klubit!

Sulmuesit Zivkovic i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet.

Për shkak se klubi e ka larguar futbollistin si të padëshiruar, Zivkovic ka hedhur akuza të pabaza ndaj Kukësit duke tentuar të dëmtojë imazhin.

Për deklaratat e dhëna dhe akuzat e hedhura, klubi i Kukësit do t’u drejtohet instancave më të larta për prishje imazhi.  Për këtë, FK Kukësi ju garanton se gjithçka ka ndodhur është e faktuar me pamje filmike dhe provat do të vihen në shërbim të instancave përgjegjëse.

Klubi i Kukësit ka qenë ndër vite një klub korrekt me futbollistët dhe jo vetëm e kurrë nuk mund të lejojë që një futbollist i larguar, të tentojë të prishë imazhin e klubit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco