Asllani zyrtarisht interist në muajin shkurt, Inzaghi: Ai po rritet, por…

Asllani zyrtarisht interist në muajin shkurt, Inzaghi: Ai po rritet, por…

12:39, 30/10/2022

Interi po kalon një moment shumë të mirë. Ndaj Sampdoria (3-0) erdhi fitorja e katërt radhazi në Serie A, ndërkohë që në mesjavë u arrit edhe kualifikimi mes 16 ekipeve më të mira në Champions League.

Simone Inzaghi komentoi edhe situatën në mesfushë. Marcelo Brozovic vijon të jetë i dëmtuar, Kristjan Asllani ka përfituar pak minuta si zëvendësuesi i kroatit, pozicion në të cilin trajneri ka spostuar turkun Hakan Calhanoglu.

“Ishim në një moment delikat pas dëmtimit të Brozovic. Asllani po rritet, por fanella e Interit është e rëndë, kështu që mendova të zgjedh Calhanoglu, pasi kishte karakteristikat për të luajtur në atë rol, të cilin po e bën mirë”, deklaroi Inzaghi.

Ndërkohë, drejtuesit e Interit do të blejnë kartonin e mesfushorit shqiptar në muajin shkurt, siç doli nga raporti i buxhetit, i miratuar në mbledhjen e djeshme të aksionarëve. 4 milionë euro paguan zikaltrit për huazimin e tij.

Sipas akordit të arritur mes drejtuesve të Interit dhe Empolit, 20-vjeçari do kthehet në një lojtar zikaltër sapo skuadra e Inzaghit të marrë pikën e parë në kampionat pas 2 shkurtit të vitit 2022, operacion që do i kushtojë nënkampionëve të Italisë edhe 10 milionë euro të tjera + 2 në formë bonusesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco