Struga kryesuese bie sërish, afrohen Shkëndija dhe Shkupi

Struga kryesuese bie sërish, afrohen Shkëndija dhe Shkupi

18:09, 26/10/2022

 

Bie sërish Struga kryesuese në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që arritën fitore Shkëndija dhe Shkupi. Struga doli pa pikë nga transferta ndaj Pobedas. Kryesuesit e kampionatit u mposhtën 2-0 nga dygolëshi i Atdhe Mazarit, i cili i shkaktoi humbjen e dytë radhazi në kampionat skuadrën strugane.Image

Shkëndija iu fal golit të Ljupche Doriev pas gjysmë ore lojë për të marrë tri pikët në transfertën ndaj FK Skopje. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë nga Tetova, të cilët numërojnë 22 pikë, tri më pak se Struga kryesuese.

Feston edhe Shkupi, që mposhti 4-2 në kryeqytet Tikves. Mario Mladenovski, Freddy Alvarez dhe Besir Demiri i dhuruan kampionëve në fuqi avantazhin e trefishtë në pjesën e parë, teksa Gagi Margvelashvili vulosi triumfin me “poker”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco