VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë në Amerikë, plagosen tre persona

VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë në Amerikë, plagosen tre persona

13:09, 08/10/2022

Skena rrëqethëse në Toledo, Ohio, mbrëmjen e kësaj të premteje, kur një ndeshje futbolli (amerikan)mes shkollave të mesme u shndërrua në makth. Tre persona u qëlluan dhe u plagosën jashtë stadiumit të futbollit “Whitmer High”, ku zhurma e shpërthimeve shkaktoi panik tek spektatorët, të cilët u përpoqën të fshiheshin në tribuna.

Ndeshja mes Shkollës së Mesme Katolike Qendrore dhe Shkollës së Lartë Whitmer donte edhe shtatë minuta të përfundonte kur u dëgjuan mbi 10 të shtuna arme.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se policia lokale ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa dy persona të tjerë janë në arrati. Ndërkohë, të tre të dëmtuarit (një grua dhe dy burra) kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryeinspektori i shkollave lokale, Kadee Anstadt, dha një përditësim mbi faktet:

“Të dashura familje lokale të Uashingtonit, një akt dhune ndodhi jashtë stadiumit në ndeshjen e futbollit mes Central Catholic dhe “Whitmer”. E dimë që tre persona janë qëlluan, duke përfshirë dy të rritur dhe një student të “Whitmer”. Ata u transportuan në një spitalin lokal për të marrë trajtim për lëndimet e tyre”.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco