Kategoria Superiore, mbyllet sot java e 7-të me dy përballje të forta

Kategoria Superiore, mbyllet sot java e 7-të me dy përballje të forta

09:03, 08/10/2022

Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së shtatë me dy ndeshje interesante.

Në orën 15:00, në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet sfida Kukësi-Bylis.

Verilindorët e Enkeleid Dobit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj që morën javën e kaluar ndaj Laçit, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet takimi Kastrioti-Teuta.

Krutanët e Emiljano Çelës duan kthesën teksa fitorja u mungon prej tre ndeshjesh radhazi, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për durrsakët teksa janë të pozicionuar në vendin e fundit dhe në gjashtë sfida kampionati, ende nuk e kanë provuar shijen e fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco