Pa klub që nga largimi nga Marseja këtë verë, Jorge Sampaoli kthehet te Sevilla. Ai kishte drejtuar klubin andaluzian në sezonin 2016/2017, duke lënë kujtime të mira pavarësisht një fundi të vështirë. Argjentinasi merr drejtimin e klubit spanjoll pas shkarkimit të Julen Lopetegui, pas humbjes së rëndë në Champions League këtë të mërkurë në shtëpi kundër Borussia Dortmundit (4-1).
“Sevilla dhe Jorge Sampaoli kanë arritur marrëveshjen që argjentinasi të bëhet trajneri i ri i ekipit të parë, për fazën e tij të dytë në krye të klubit. Ai ka nënshkruar për atë që ka mbetur nga sezoni dhe një vit shtesë, deri në vitin 2024” , tregon klubi andaluzian. Sampaoli do të duhet të korrigjojë situatën sportive të klubit, aktualisht i 17-ti në La Liga pas 7 ditësh .
🤝 Jorge Sampaoli, nuevo entrenador del #SevillaFC. 🖊️#WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) October 6, 2022
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: