Fitorja ndaj Barcelonës, Inzaghi: Ky është vetëm fillimi, asgjë nuk është bërë

Fitorja ndaj Barcelonës, Inzaghi: Ky është vetëm fillimi, asgjë nuk është bërë

11:00, 05/10/2022

Pas humbjeve kundër Udineses dhe Romës në kampionat, Interi mori suksesin e dytë radhazi në Champions League, duke mposhtur Barcelonën e Xavit në “San Siro”. Në fund të takimit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, analizoi suksesin ndaj katalanëve:

“Skuadra ka bërë një ndeshje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari shumë të fortë, me shumë cilësi. Ne vuajtëm, ishim mirë në fushë, fituam një ndeshje të rëndësishme, jam shumë i lumtur për lojtarët, klubin, tifozët, që ishin më shumë se 70 mijë. Nuk na ndodh shpesh të mposhtim Barcelonën.

“Fitore e papritur? Jo, thashë dje se ishte një mundësi e shkëlqyer kundër një ekipi të klasit botëror. Duhet të jetë vetëm fillimi, asgjë nuk është bërë.”

Trajneri ka një koment edhe për protestat e Xavit gjatë dhe në fund të ndeshjes:

“Me Xavin u takuam para dhe pas ndeshjes, ai është një trajner i madh dhe një person i madh. Ai u referohet vendimeve që unë nuk i kam parë. Neve nuk na dhanë një penallti për një pozicion jashtë loje kur ndeshja ishte 0- 0, ndërsa goli i tyre u anulua me të drejtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco