Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Napoli kalon Torinon dhe merr i vetëm kreun e Serie A

Napoli kalon Torinon dhe merr i vetëm kreun e Serie A

17:39, 01/10/2022

Napoli vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive, ndërsa triumfoi 3-1në takimin e raundit të tetë të Seria A ndaj Torinos.

Vendasit morën avantazhin që në minutën e 6-të me Anguissa, ndërsa 6 minuta më pas ishte po ai që gjeti rrugën drejt rrjetës duke realizuar golin e dytë për Napolin.

Ndërsa në minutën e 37-të Napoli do të realizonte golin e tretë me Kvaratskhelian.

Torino tentoi të reagonte duke shënuar me Sanabrian në minutën e 44-t.

Megjithatë takimi u mbyll me katër gola në total, pasi pjesa e dytë nuk solli risi.

Pas këtij takimi Napoli kryeson me 20 pikë, teksa Torino renditet në vend të 9-të me 10 pikë të grumbulluara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco