Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Superliga/ Kukësi gjen në Laç fitoren e parë, s’ka gol në Egnatia-Kastrioti

Superliga/ Kukësi gjen në Laç fitoren e parë, s’ka gol në Egnatia-Kastrioti

17:08, 01/10/2022

Kukësi merr fitoren e parë për këtë sezon dhe atë e bën në transfertën e Laçit.

Kështu trajneri i ri i “verilindorëve” , Enkeleid Dobi, ia del të marrë fitore në takimin e dytë në krye të skuadrës së Kukësit.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 0-0 deri në minutën e 20-të, kur Barbosa gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin ekipit të tij.

Nga ana e Laçit u tentua në disa raste për të gjetur barazimin, megjithatë nuk ia dolën dhe ndeshja në fund u mbyll me rezultatin 0-1.

Kështu pas 6 javëve kurbinasit nuk marrin asnjë fitore dhe renditen në vend të fund të Superiores me 3 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet në vend të tetë me 5 pikë.

Nga ana tjetër këtë të shtunë është zhvilluar edhe takimi Egnatia-Kastrioti, e cila u mbyll me barazimin 0-0.

Të dyja skuadrat tentuan në disa raste për të gjetur golin, megjithatë në fund nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.

Pas kësaj jave Egnatia renditet në vend të 6-të me 8 pikë, teksa Kastrioti qëndron në vend të 7-të me 6 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco