Partizani-Tirana nën masa të rrepta, s’do lejohen të futen në stadium tifozët problematikë

Partizani-Tirana nën masa të rrepta, s’do lejohen të futen në stadium tifozët problematikë

16:54, 01/10/2022

Nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana.

Si zakonisht, kjo përballje sjell dhe një atmosferë festive në kryeqytet, nga të dy tifozëritë, por edhe probleme.

Për këtë arsye, policia ka marrë masa për të parandaluar të papriturat e pakëndshme, që mund të prishin bukurinë e sfidës së përjetshme të “Demave të kuq” dhe “Bardheluve”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit kjo e shoqëruar me dokument.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco