Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

‘Cassano, hesht! Ishe me biberon kur ne fitonim titullin! Maradona s’i donte tipat si ti’

‘Cassano, hesht! Ishe me biberon kur ne fitonim titullin! Maradona s’i donte tipat si ti’

15:46, 01/10/2022

“Maradona fitoi i vetëm te Napoli, ai kishte shokë skuadre njerëz që ishin arratisur nga shtëpitë e tyre”, Antonio Cassano , edhe një herë, shkakton polemika me deklarata e tij tepër të forta. Pak ditë më parë ish-sulmuesi i Romës, Interit, Barit dhe Milanit dhe i Real Madridit vuri në shënjestër Napolin e Diego Armando Maradonës, që fitoi dy kampionate në Itali në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë. Mirëpo kjo deklaratë e Cassanos ka ngjallur reagimin e shumë prej atyre protagonistëve. E një prej tyre është edhe Ciro Ferrara .

Ferrara ishte pjesë e ekipit që fitoi dy tituj kampionë. Ish-mbrojtësi i njohur ka reaguar ashpër ndaj Cassanos: “Përshëndetje Antonio! Ti flet për gjëra që padyshim nuk i njeh mirë, madje në një mënyrë që nuk di ta bësh si duhet. Më 10 maj 1987, ndërsa ne fitonim titullin e parë në historinë e Napolit, ti akoma nuk i kishte mbushur 5 vjeç dhe ishe ende me biberon në gojë.

Hesht, pasi është më mirë ta ‘qepësh gojën’. Diego nuk do të kishte dashur kurrë një ‘fenomen’ si ti në dhomat e zhveshjes. Firmosur nga një jo i arratisur nga shtëpia”, shkruan Ferrara në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco