'Sakrifikova për kombin', Myrto Uzuni: Realizova një nga golat më të bukur në karrierë, por...

'Sakrifikova për kombin', Myrto Uzuni: Realizova një nga golat më të bukur në karrierë, por...

08:30, 25/09/2022

Myrto Uzuni sakrifikoi duke luajtur me injeksion dhe realizoi një eurogol në Tel Aviv, por që nuk i mjaftoi kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë humbën 2-1 në Izrael, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar vendin e parë në Ligën B të Nations League. Sulmuesi i Granadës në La Liga 2, foli pas ndeshjes për SuperSport, ku ndër të tjera tha:

“Nuk ndihem mirë, normal, pasi kam qenë edhe i dëmtuar. Kam luajtur me injeksione me Granadën. Edhe sot luajtja me injeksion për familjen, fanellën dhe Kombin tim.

Unë nga minuta e parë? Pas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por rëndësi ka të analizojmë gabimet dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme. Të vjen keq që e pësojmë gjithmonë në fund.

Goli? Një nga golat më të bukur në karrierë! Ndihem i mërzitur, duhet të analizojmë gabimet foshnjarake dhe të mos i bëjmë më.

Sulmi Broja-Uzuni? Mendoj se nuk duhet të mendojmë për formacionin. Si unë dhe Broja, të punojmë dhe të japim më të mirën në fushë. Të luajmë për fanellën dhe Kombin, dhe për familjet dhe të dashurit tanë”, deklaroi Uzuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco