Reja e pranon: Gabimet individuale duhet të marrin fund sepse po na penalizojnë

Reja e pranon: Gabimet individuale duhet të marrin fund sepse po na penalizojnë

07:32, 25/09/2022

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja komentoi ndeshjen e Izarelit duke vënë theksin te gabimet që sipas tij vazhdojnë ta penalizojnë skuadrën. Tekniku italian e pranoi se një barazim mund të ishte rezultati i duhur në fund të këtij 90 minutëshi.

“Nëse do të barazonim do të ishte një rezultat i mirë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Për fat të keq nuk kemi qartësinë dhe qetësinë për të lexuar momentet e rëndësishme të ndeshjes. Duhet të ndyshojmë përfundimisht dhe kjo po vazhdon prej kohësh.

Bëjmë gabime të tilla si gjithmonë edhe pse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Rrimë këtu dhe flasim për të njëjtat gabime. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vuri shumë në vështirësi. M’u desh të ndryshoja sepse nuk po funksiononte. Në pjesën e dytë tentuam të reagonim por e përsëris, duhet të diskutojmë për gabimet individuale që na ndodhin gjithmonë.

Ne presim shumë nga Broja por ai është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të rritet e të piqet. Në ndeshje të tilla duhet të luftojë më fort dhe të jetë më vendimtar. Duhet të rritet ende shumë, nuk është gati”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shqiptari25/09/2022 17:16

Po ik ore plakush i pjerdhur, se je i deshtuar!! Nuk ke fituar asnje ndeshje dhe vazhdon akoma te deshtosh dhe te humbesh me te njejten skeme 3-5-2, qe nuk e di se ku e ke pare!!! Jep doreheqjen se nuk na duhet nje plakush i pjerdhur!!! Si ka mundesi qe te gjithe Edat nuk e njohin doreheqjen dhe ua hedhin gjithmone fajin te tjereve???!!!! Deshtim ne skeme organizative dhe taktike!! Deshtim ne perzgjedhjen e formacionit!! Deshtim ne zevendesime!!! Lojtaret luanin secili per vete pa asnje objektiv dhe pa asnje ide. Asnje kombinim me synim golin, kur dihej qe i vetmi rezultat qe i duhej ekipit tone ishte fitorja dhe vetem fitorja!! Kete objektiv nuk e pame asgjekundi gjate lojes!!! O Armando Duka!!!! Per cfare i duhet ekipit tone kombetar nje trajner i deshtuar dhe i dhjere?? Sot futbolli ka ndryshuar dhe nuk mund t'i pergjigjet ketij ndryshimi nje plakush 76 vjecar i kohes se pordhes. Po te jete per pleq 76 vjecare, me mire kemi Neptun Bajkon apo akoma me mire Astrit Hafizin. A i ke pare trajneret e botes, apo jo??? Pse nuk ia jep ekipin tone kombetar qe ta drejtoje Rudi Vata???

Shto koment

Denonco