‘Harmonia nuk i ka munguar Shqipërisë’, Reja: Objektivi? Jemi të bindur se...

‘Harmonia nuk i ka munguar Shqipërisë’, Reja: Objektivi? Jemi të bindur se...

13:52, 17/09/2022

Kombëtarja e Shqipërisë fillon këtë fundjavë përgatitjet për dy ndeshjet e Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës numërojnë një pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës B. Në 24 shtator luajmë në transfertë përballë Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë presim Islandën në “Air Albania”.

Ditën e djeshme, tekniku italiani publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar, në të cilën ka shumë mungesa. Përpara grumbullimit të së hënës, trajneri Reja ka dalë në një konferencë për mediet, ku ndër të tjera foli për objektivin dhe klimën e grupit.

Objektivi për grupin – Nëse fitojmë në Izrael dhe këtu, jemi në krye. Jemi në lojë me dy fitore. Lojtarët janë me eksperiencë, mendoj se do ja dalim. Aspekti karakterial është i rëndësishëm. Izraeli është i fortë, kemi bindjen se atje do bëjmë mirë me këtë ekip që kemi.

Presioni i objektivit – E thashë më parë, të gjithë po mendojmë për Izraelin. Ka lojtarë të mirë, e pamë edhe në ndeshjen këtu. Për të luajtur në këto nivele na duhet një personalitet i madh. Do shoh në stërvitje kush është mirë fizikisht dhe gati për të qenë në fushë. Ka presion edhe kur luajmë në shtëpi. Duhet të jemi pozitivë dhe të kemi bindjen se do ja dalim.

Klima në ekip – Harmonia në ekip ka qenë edhe është. Ka edhe lojtarë që mërziten dhe kjo është normale. I kam thënë lojtarëve që të jenë gati. Paraqitjet e disa lojtarëve në ndeshjet e fundit mund të mos kenë qenë më të mirat. Nuk na lejohen më gabime, i falëm golat Izraelit dhe nga gabimet. Këtu duhet të korrigjohemi. Grupi ka funksionuar, këtë e them me bindje. Ka pasur gjëra të vogla që do i diskutojmë në analizë”, tha Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco