Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Momenti epik pas ndeshjes/ Guardiola debaton me Orsaton: arbitri e ndëshkon, trajneri spanjoll e përqafon

Momenti epik pas ndeshjes/ Guardiola debaton me Orsaton: arbitri e ndëshkon, trajneri spanjoll e përqafon

11:13, 15/09/2022

Të fitosh dhe të mos jesh kurrë i lumtur. Kjo ndodh me Pep Guardiolën , i cili mbrëmë u soll sikur ta kishte humbur ndeshjen ndaj Borussia Dortmund (2-1). “Viktimë e tërbimit të tij: arbitri Daniele Orsato.

Pas vërshëllimës së fundit, Guardiola u drejtua drejt arbitrit italian, duke i bërtitur për vendimet e tij. Dhe Orsato, dëgjoi, derisa vendosi ta ndëshkonte me karton të verdhë trajnerin e Manchester City-t.

Atëherë episodi mori një rrjedhë krejtësisht të ndryshme. Sapo pa kartonin, Guardiola nuk shkoi më tutje me debatin: ai iu afrua Orsatos dhe e përqafoi, ashtu si një fëmijë do të përqafonte një baba të kujdesshëm.

“E meritova kartonin e verdhë. I kërkova falje ”, konfirmoi spanjolli në fund të ndeshjes. Me pak fjalë, sherri përfundoi me kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco