VIDEO/ Do ta kishte zili edhe Ibrahimovic, shihni golin magjik të Haaland ndaj ish-klubit të tij

VIDEO/ Do ta kishte zili edhe Ibrahimovic, shihni golin magjik të Haaland ndaj ish-klubit të tij

10:49, 15/09/2022

Pas një përmbysje të madhe, lojtarët e Manchester City-t mposhtën 2-1 Borussia Dortmund dhe hero ishte i madhi Erling Haaland, i cili me një gol spektakolar “hodhi në tapet” ish-klubin e tij.

Jude Bellingham kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 56-të, por me golat e John Stones në të 80-ën dhe Erling Haaland në minutën e 84-të, “Qytetarët” përmbysën rezultatin.

 

 

Sulmuesi norvegjez vazhdoi kështu serinë e tij të pabesueshme të golave të shënuar me fanellën e klubit anglez dhe goli që shënoi mbrëmjen e djeshme do të mbahet mend gjatë.

 

 

Cancelo krosoi nga krahu i djathtë, dhe Haaland u ngrit në ajër dhe në stilin e Ibrahimovic-it  dhe realizoi për 2-1.

 

 

Ashtu siç pritej, ai nuk u festoi shumë dhe tregoi respekt për ish-klubin e tij. Norvegjezi fenomenal ka shënuar deri në tani 13 gola në nëntë ndeshje në të gjitha kompeticionet që nga transferimi i tij te City.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco