Akuzoi Pogban se kishte punësuar shtrigan kundër Mbappe, policia arreston vëllain e mesfushorit francez

Akuzoi Pogban se kishte punësuar shtrigan kundër Mbappe, policia arreston vëllain e mesfushorit francez

22:42, 14/09/2022

Policia franceze ka konfirmuar se ka arrestuar 4 persona, si pjesë e një tentative të organizuar për shantazh dhe zhvatje. Një prej tyre është edhe Matias Pogba, vëllai i Paul Pogba, i cili pak kohë më parë lëshoi akuza të rënda kundër futbollistit, mes të cilave edhe se kishte punësuar një shtrigan për të mallkuar Kylian Mbape.

Polica bëri të ditur se Matias Pogba ishte paraqitur vullnetarisht në komisariat pasi ishte thirrur për t’u marrë në pyetje dhe më pas bashkë me 3 persona të tjerë kishte kaluar nën urdhër-arresti nga policia e cila po heton ngjarjen.

Pas deklaratave të vëllait të tij, Paul Pogba doli me një komunikatë ku shpjegonte se akuzat e Matias ishin pjesë e një tentative shantazhi ndaj tij dhe shumë shpejt situata do të qartësohej. Arrestimi i Matias Pogba duket se vërteton pretendimet e futbollistit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco