Një person i armatosur u përpoq të hynte në US Open, ia drejtoi armën edhe një polici

Një person i armatosur u përpoq të hynte në US Open, ia drejtoi armën edhe një polici

12:45, 04/09/2022

Një person i armatosur është arrestuar pasditen e së shtunës para fushës së tenisit të US Open, shkruan “New York Pos”.

Një burim i tha “The Post” se një burrë u përpoq të hynte në turne me një armë dhe ia drejtoi një oficeri policie, pasi u përball me personin e armatosur.

Në një moment, ai nxori një armë dhe ia drejtoi oficerit përpara se të vraponte drejt parkingut. Mësohet se ai ka tentuar të arratiset me një automjet ku ndodhen një tjetër person, por për fat është ndaluar nga policia.

Më pas ai doli nga vetura dhe e hodhi armën në tokë, pas së cilës i paidentifikuari që mbante armën u arrestua, ndërsa shoferi ndiqet në gjendje të lirë.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të shtëna dhe nuk ka të lënduar dhe se personi është arrestuar në parking.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco