Aston Villa - Man City/ Coutinho-s iu anulua një gol i rregullt, reagon Gerrard: Zyrtarët e pranuan gabimin

Aston Villa - Man City/ Coutinho-s iu anulua një gol i rregullt, reagon Gerrard: Zyrtarët e pranuan gabimin

12:15, 04/09/2022

Krenaria e Steven Gerrard për mënyrën se si Aston Villa luftoi për një pikë kundër Manchester Cityt ishte e mbushur me zhgënjim pasi zyrtarët pranuan se ishin nxituar të akordonin pozicion jashtë loje përpara se Philippe Coutinho të godiste topin dhe të shënonte.

Skuadra e Gerrard ishte në rrugën e humbjes së katërt radhazi pasi Erling Haaland shënoi golin e tij të 10-të në gjashtë ndeshje në fillim të pjesës së dytë, me Kevin De Bruyne që goditi traversën ndërsa City kërkonte një tjetër gol.

Por Leon Bailey shënoi për Aston Villa-n dhe i siguroi një pikë shumë të nevojshme 1-1. Mirëpo vendasit arritën të shënon edhe golin e fitores, por arbitri i anuloi golin Coutinho-s, duke ngjallur shumë polemika.

Në fund të ndeshjes, Gerrard dha një prononcim për mediat, ku preku edhe rastin në fjalë:  “Jam vërtet i lumtur dhe krenar me atë që lojtarët kanë dhënë, ishte një pikë e madhe. Ishte një rezultat i mirë që mund të kishte qenë më i mirë po të mos ishte për një zyrtar të lumtur. Coutinho gjuajti nga 20 metra dhe e dërgoi topin në trekëndësh, por gjyqtari Simon Hooper kishte vërshëllyer për pozicion jashtë loje, por që në fakt nuk ishte. Dëgjo, unë gjithmonë përpiqem të kuptoj anën e tyre. Por arbitri vërshëlleu shumë shpejt.”

Gerrard thotë se ishte një “gol legjitim” i anuluar dhe pretendon se zyrtarët e kanë pranuar që e kanë marrë vendimin për pozicion jashtë loje shumë shpejt.

“Unë kam shkuar dhe kam folur me zyrtarët me qetësi pas ndeshjes. Kam dhënë kohë të mjaftueshme dhe kam kërkuar mendimin e tyre. E di që ka një ndryshim të vogël rregulli përsa i përket mospritjes së gjatë për këto fishkëllima dhe flamuj. E kuptoj ndryshimin e rregullit. Por unë mendoj se kur diçka është kaq e ngushtë, ia vlen ajo pak kohë shtesë dhe ne mund të kishim shënuar një gol të dytë, me siguri. Natyrisht që ai moment dhe ato vendime kanë shkuar kundër nesh, por zyrtarët bën një gjest për t’u vlerësuar. Ata e kanë pranuar gabimin,” përfundoi Gerrard.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco