VIDEO/ Inatet e vjetra nuk harrohen! Calhanoglu refuzon t'i japë dorën Theo Hernandez, shuplakë dhe tensione para derbit Milan-Inter

VIDEO/ Inatet e vjetra nuk harrohen! Calhanoglu refuzon t'i japë dorën Theo Hernandez, shuplakë dhe tensione para derbit Milan-Inter

09:02, 04/09/2022

Një episod i veçantë ndodhi para fillimit të derbit Milan-Inter: gjithçka filloi me refuzimin e Calhanoglu për të përshëndetur Hernandez.

Një derbi është gjithmonë një derbi dhe është normale që sjell me vete tensione shumë të ndryshme nga ato të një ndeshjeje të zakonshme. Më pas gjëja rrezikon të bëhet edhe më e madhe kur një “ish” ka kaluar nga ‘ana’ tjetër e qytetit.

Konfirmimi vjen nga Hakan Calhanoglu , ish- lojtar i Milanit që sot luan te Interi, i cili mesa duket nuk është ndarë shumë mirë me kuqezinjtë.

Fillimisht disa intervista, më pas koret e ish-shokëve të skuadrës drejtuar atij gjatë festës së Scudettos (Hernandez një nga më të përfshirët në koret kundër Calhanoglu) dhe në fund rivaliteti i madh mes dy skuadrave.

Image

Mesfushori turk u bë protagonist i një episodi të veçantë që ndodhi para fillimit të Derby della Madonnina , në fund i fituar nga Milani 3-2.

Në momentin e përshëndetjes mes dy skuadrave, Calhanoglu i dha dorë të gjithë lojtarëve të Milanit, përveç njërit: Theo Hernandez .

Kur erdhi koha që të dy të dy të përshëndeteshin, lojtari i zikaltërve tërhoqi dorën, duke shmangur qartazi kontaktin me mbrojtësin francez. Në këtë moment, Hernandez i dha një përkëdhelje të vogël Calhanoglu-t, i cili para se të largohej, fillimisht tërhoqi fanellën dhe më pas i tha disa fjalë.

Një skenë që nuk i ka shpëtuar syrit vigjilent të shumëkujt dhe që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Stefano Pioli , ndër të tjera, pas bilbilit të trefishtë të finales zbuloi se kishte përdorur një frazë të shqiptuar ditët e fundit nga Calhanoglu (“ Kemi zjarr brenda ”), për të motivuar ekipin e tij gjatë javës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco