Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Napoli triumfon në ‘Olimpico’ ndaj Lazios dhe kap Milanin në krye të Serie A

Napoli triumfon në ‘Olimpico’ ndaj Lazios dhe kap Milanin në krye të Serie A

22:46, 03/09/2022

Napoli ka triumfuar në një transfertë të vështirë. Skuadra e Luciano Spallettit mposhti 2-1 me përmbysje Lazion dhe kryeson për momentin me pikë të barabarta me Milanin, në pritje të ndeshjeve të Romës e Atalantës.

Lazio e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi që në minutën e katërt shënoi me anë të Zaccagni.

Gjithsesi Napoli u hodh në sulm dhe kërkoi golin e barazimit. “Axurrët” ia dolën që në pjesën e parë.

Blerja e verës, mbrojtësit Kim Min-Jae, ia doli të ndëshkonte skuadrën e Lazios dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 1-1.

Napoli nuk ishte i kënaqur me një pikë. Këmbëngulja u shpërblye, teksa gjeorgjiani Kvaratskhelia ishte ai që shënoi golin e avantazhit pas një ore lojë.

Napoli e ruajti epërsinë në vazhdim dhe mori pikët e plota në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco