Inzaghi: Nuk e dinim ku ishim për 30 minuta ndaj Milanit

Inzaghi: Nuk e dinim ku ishim për 30 minuta ndaj Milanit

22:40, 03/09/2022

Interi u mposht nga Milani në derbi dhe në kampin zikaltër ka një shqetësim për golat e pësuar.

Sonte zikaltrit pësuan tre herë. Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi tha:

“Pas barazimit 1-1 nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta. E humbëm kontrollin gjë që bëri që të pësonim dhe dy gola të tjerë.

E meritonim barazimin, por unë i pranoj përgjegjësitë e mija dhe ato 30 minuta duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Përballë kishim një portier të madh, kurse ne i pësuam golat me shumë lehtësi”, deklaroi trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco