Spanjë/ Real Sociedad dhe Atletico e Madridit ndajnë pikët

Spanjë/ Real Sociedad dhe Atletico e Madridit ndajnë pikët

22:32, 03/09/2022

Atletico e Madridit nuk ia del të marrë maksimumin e pikëve në “San Sebastian” përballë Real Sociedadit, edhe pse shënoi e para në këtë transfertë të vështirë.

“Los Colchoneros” e tundën rrjetën e portës kundërshtare që në minutën e 5-të me Alvaro Moratan, por pa mundur ta ruanin epërsinë.

Ish-sulmuesi i Juventusit shënoi edhe në minutën e 29-të, por ky gol u anulua për prekje të topit më dorë.

Duhej të vinte minuta e 55-të që Umar Sadiq të realizonte golin e barazimit me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi  portierit mik, Jan Oblak.

Emocionuese minutat e fundit, madje edhe në shtesë, me vendësit që ishin me fat që nuk pësuan golin e dytë. Përfundimisht 1-1 në “Anoeta”, me “Los Colchoneros” që ndalen pas tri vitesh në këtë transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco