Barazimi i Manchester Cityt zbeh rekordin e Haaland

Barazimi i Manchester Cityt zbeh rekordin e Haaland

20:30, 03/09/2022

Manchester City hodhi një hap fals përballë Aston Vilës në transfertë, duke u ndalur në një barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Stiven Gerard arriti të reagonte në një mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur barazimin me Beilin, që ju përgjigj golit të Haaland në minutën e 50-të.

Ky i fundit nuk njeh limite në Premier Ligë. Me 10 gola në gjashtë ndeshjet e para, ai bëhet lojtari që e ka arritur më shpejt këtë shifër në elitën e futbollit anglez, duke vendosur një rekord të ri në vetëm një muaj.

Siç bën me dije faqja e statistikave, ‘OptaJoe”, 10 gola në gjashtë ndeshjet e para gjithashtu i ka arritur dhe Mik Kuin në vitin 1992, por ai e ka arritur këtë kur ka debutuar në dhjetor, ndryshe nga Haaland i cili e ka arritur që në ditët e para të shtatorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco