Zyrtare/ Futbollisti largohet nga Barcelona, do të luajë në të njëjtën skuadër me lojtarin e Kombëtares shqiptare

Zyrtare/ Futbollisti largohet nga Barcelona, do të luajë në të njëjtën skuadër me lojtarin e Kombëtares shqiptare

11:12, 02/09/2022

Martin Braithwaite largohet zyrtarisht nga Barcelona! Sulmuesi danez ka ndryshuar skuadër, por jo qytet, pasi 31-vjeçari është transferuar te rivalët e Espanyol dhe do të jetë shok ekipi me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Me fanellën e Barcelonës, Braithwaite, u aktivizua 58 takime në dy sezone (2020-2022) ku arriti të realizonte vetëm 10 gola. Teksa tashmë sulmuesi do të kërkojë të lerë gjurmë te Espanyol.

Futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Esbjerg, Toulouse, Middlesbroug, Bordo, Leganes, etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco