James Rodriguez i vetofrohet Valencias, pranon të shkojë me pagë më të ulët

James Rodriguez i vetofrohet Valencias, pranon të shkojë me pagë më të ulët

19:12, 31/08/2022

James Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së medieve, ndërsa së fundmi i është vetofruar klubit të Valencias.

Kolumbiani ka theksuar se është i gatshëm të ulë pagën dhe të ndihmojë Edison Cavanin që të shënojë sa më shumë, në mënyrë që të rikthehet në Europë.

“Nëse Valencia do të më telefononte, do të shkoja te ta edhe për një pagë më të ulët. Nëse kanë nevojë për dikë që të ndihmojë Edinson Cavanin, unë jam aty. Ata janë një klub i madh me tifozë të mëdhenj”, tha ish-lojtari i Real Madrid në një reagim në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco